6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin, AKPA: Mundësi për të gjitha nivelet arsimore

6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin, AKPA: Mundësi për të gjitha nivelet arsimore

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se në portalin zyrtar të punësimit puna.gov.al janë shpallur 6 mijë vende të lira pune, duke krijuar mundësi konkrete punësimi për qytetarët në të gjithë vendin. Sipas AKPA, ofertat e punës përfshijnë qindra pozicione në sektorë të ndryshëm dhe janë të hapura për aplikim për të gjitha nivelet arsimore, nga arsimi bazë deri te arsimi i lartë dhe ai profesional. Qindra pozicione në fusha të ndryshme profesionale janë të hapura, duke përfshirë pozicione, si: ekonomistë, menaxherë, specialistë komunikimi, zhvillues softuerësh, inxhinierë mekanikë, civilë dhe të elektroteknologjisë, si edhe nëpunës zyre dhe finance, drejtues në tregti dhe specialistë të fushave të ndryshme teknike. Krahas këtyre, tregu ka nevojë edhe për zanatçinj si dhe një sërë profesionesh të...