53-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë, ishte brenda banesës në Tiranë

53-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë, ishte brenda banesës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një banese në kryeqytet. Një 53-vjeçar me inicialet F. P., dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga afër, sipas mjekëve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po bën hetimet e para për dinamikën dhe shkaqet.