5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së sqaroi se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale synojnë të qartësojë kufijtë e masës së pezullimit të detyrës për funksione të larta shtetërore. Rama theksoi se pezullimi i një ministri cenon funksionin dhe jo individin, ndërsa ndryshimet e propozuara nuk prekin pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe mbrojnë autonominë vendimmarrëse të pushtetit ekzekutiv. Sipas propozimeve, pezullimi i një ministri në fazë paraprake konsıderohet i pajustifikueshëm, sepse nuk prek vetëm individin nën hetim, por dëmton funksionin institucional. Më tej theksohet se pezullimi i një ministri nënkupton bllokim të punës së institucionit, jo thjesht mungesë personale në detyrë. Sipas propozimit, nisma ligjore synon të mbylle boshllëqet e interpretimit kushtetues me përcaktime...