5 Maji në flakë/ 50 subjekte të djegura, 72 efektivë dhe 13 mjete të shërbimit zjarrfikës vijojnë punën për fikjen

5 Maji në flakë/ 50 subjekte të djegura, 72 efektivë dhe 13 mjete të shërbimit zjarrfikës vijojnë punën për fikjen

Flakë masive kanë përfshirë këtë mbrëmje 2 kapanone me rroba dhe mallra të ndryshëm në tregun e ndodhur në rrugën dhe lagjen 5 Maji në Tiranë. Për shkak se kapanoni ku nisën flakët e para kishte në brendësi materiale tekstile dhe lehtësisht të ndezshme, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke kaluar edhe në një kapanon të dytë, ndërsa i pari është shkrumbuar. Dëme kolosale hamendësohet të jenë shkaktuar nga zjarri i madh, i cili tashmë është drejt fikjes, ndërkohë që dihet se të paktën 50 subjekte që ushtronin veprimtari tregtare në kapanonin ku nisën flakët, janë djegur plotësisht. Por, fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar. NTv mëson se mbi 60 forca dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po operojnë në vendngjarje për shuarjen e...