45 vjet burg për ish-krerët e UÇK, Fevziu: Skandaloze! Kam frikë se do t’i dënojnë
Gazetari Blendi Fevziu, e cilësoi si skandaloze kërkesën e Prokurorisë Speciale për të dënuar me nga 45 vite burg ish-drejtuesit e UÇK-së. Ai tha se akuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë pasi ata kanë qenë në luftë me Serbinë, ndërsa u shpreh se po tentohet dënimi I tyre dhe nëse ndodh kjo do të ishte njollë e zezë. “Skandaloze. Gjykata u bë për trafikun e organeve, prokuroria nuk gjeti gjë për këtë. U bë për krime individuale, asnjëri prej tyre nuk ka akuza personale. Po dënohen sepse është vërtetuar që UÇK ka patur tortura, izolime, dhe për këtë si drejtues, po kërkohet 45 vjet burg për secilin. Komandantët që kanë shkuar për raste konkrete në Hagë, kanë dalë të pafajshëm. Jam shokuar me fjalën e prokurorit,...
Burimi:
ntv.al