45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…
Prokurorët special artikuluan kërkesën për dënim ndaj Hashim Thaçit dhe ish- krerëve të tjerë të UÇK-së këtë të hënë, kur nisën deklarata përmbyllëse në procesin gjyqësor në Hagë. Prokurorja e çështjes, Kimberly West, teksa artikuloi kërkesën për dënimin, tha se akuzat nuk e kanë humbur vlerën me kalimin e kohës.“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha prokurorja.Deklarata e saj pati nevojë për sqarim...
Burimi:
sarandanews.com