43-vjeçarja thyen ‘arrestin shtëpiak’ dhe tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, arrestohet
Një 43-vjeçare në Tiranë e ka pësuar keq, pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasja me inicialet A.B., e cila akuzohet se ka tentuar t’i djegë automjetin ish-partnerit. “arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit;”, sqaron policia.
Burimi:
sot.com.al