41-vjeçari humbi jetën në Bllokun e Sigurisë, Komiteti shqiptar i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve…
Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku një 41-vjeçar i arrestuar, Bledi Panajoti, humbi jetën në ambientet e paraburgimit. Nga një monitorim që ka kryer KShH pas ngjarjes, ka rezultuar se i arrestuari është dërguar disa herë në Urgjencë pasi ka pasur disa sëmundje, por edhe pas rekomandimeve të dhëna nga mjekët e shërbimit të urgjencës për ndjekje nga specialistët (toksikolog, endikronolog dhe psikiatër), këto rekomandime nuk rezultojnë të jenë zbatuar, pas rikthimit të tij në ambientet e dhomave të sigurisë. KShH vëren se në datën 18.03.2026 ora 22:30 nga Komisariati i Policisë numër 3 të kryeqytetit ka ardhur shtetasi i arrestuar Bledi Panajoti, për veprën penale të vjedhjes, pas...
Burimi:
ntv.al