400 familje të izoluara, gjashtë fshatra të Bashkisë Maliq të bllokuara nga shembja e urës
Fermerët e Maliqit të cilët janë përballur me dy përmbytje brenda dy muajve kërkojnë dëmshpërblime për dëmin e pësuar. Të revoltuar ata i janë drejtuar Këshillit Bashkiak të Maliqit ku me tone të ashpra kanë kërkuar llogari për mungesën e përgjigjeve dhe mbështetjes për situatën në të cilën gjenden. Edhe pse Këshilli Bashkiak i Maliqit kishte thirrur një mbledhje jashtë radhe për të diskutuar në lidhje me situatën e përmbytjeve të nëntorit, shumica e këshilltarëve nuk mori pjesë duke bërë që të mos sigurohet kuorumi i nevojshëm për të zhvilluar këtë mbledhje por fermerët nuk hezituan për të shfaqur revoltën e tyre. Teksa përplasnin duart në tavolina në shenjë proteste ata kërkuan përgjigje sa i takon dëmshpërblimeve për dëmet që kanë pësuar në nëntor. Në...
Burimi:
sot.com.al