’40 qengja m’i mori lumi, të tjerët ngordhën’/ Përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në Mbrostar, banorët apel shtetit
Dalja nga shtrati e lumit Seman këtë të diel ka shkaktuar dëme të mëdha për fermerët dhe banorët në zonën e Mbrostarit. Njëri nga banorët, në një prononcim për mediat, tha se rrjedha e lumit i ka marrë me vete 40 qingja, ndërsa një pjesë e bagëtive të tjera kanë ngordhur për shkak të përmbytjeve. Ai theksoi situatën e vështirë në të cilën ndodhet dhe i bëri apel shtetit për ndihmë të menjëhershme. “Jemi përmbytur, kërkojmë ndihmë nga shteti. S’kemi as misër, asgjë, na u mbytën të tëra. Qengjat më ngordhën, 40 qengja m’i mori lumi, të tjerët ngordhën. Ja, filmoji qengjat ku i ke. Kam marrë 40 qengja. As ndihmë, asgjë. Tani nuk e dimë çfarë do të bëjmë, këto duan të hanë, tagji...
Burimi:
sot.com.al