4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës nga Saranda, plaku 100-vjeçar që i mbijetoi kampit të robërve të luftës në Gjermani
Nga Auron Tare Pas rrëfimit prej dy orësh nga Stillo Paoadhima, plaku 100-vjeçar që i mbijetoi kampit të robërve të luftës në Gjermani, katër gjëra më mbetën në mend. 1. Pasi u mbijetoi tmerreve të kampit, urisë, sëmundjeve dhe punës rraskapitëse si rob lufte, Stillo, i veshur me rrobat e ushtrisë amerikane, u nis për në shtëpi. Nëpër stacione treni, me kamionë ushtarakë, në këmbë, mundi të arrinte deri në Beograd. Atje, për disa ditë, u ushqye nga serbët falas, duke pasur statusin e një të mbijetuari lufte. Sapo hyri në kufirin shqiptar, rojet e kufirit u përpoqën t’i merrnin rrobat e reja nga trupi. 2. “Në kamp ndihmuam disa çifutër”, tha Stillo. I thirrur me urgjencë në Tiranë nga Partia, 5 vjet pasi ishte...
Burimi:
argjiroja.net