380 të burgosur në prag lirie/ Amnistia në filtrin e SPAK, ja cilat kategori përjashtohen

380 të burgosur në prag lirie/ Amnistia në filtrin e SPAK, ja cilat kategori përjashtohen

Grupet që po kornizojnë projektligjin për amnistinë në burgje i kanë dërguar edhe SPAK-ut kërkesë për mendim. Siç bëjnë me dije burimet e TCH, shkresa e përcjellë SPAK-ut, sikurse edhe aktorëve të tjerë të drejtësisë, mes tyre edhe Prokurorisë së Përgjithshme, përfshin kategorinë e veprave që amnistohen, që do të aplikohet zbritje dënimi, mbyllje procedimi penal, si edhe kriteret ndaluese. Për shkak se nga amnistia e 2024 fituan amnisti me zbritje dënimi si subjekte që ishin hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO afro 70 shtetas, kryesisht për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, kërkesa për të marrë një qëndrim nga SPAK është vlerësuar si e domosdoshme. Në një reagim për gazetaren Anila Hoxha, SPAK konfirmoi se ka...