3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dhe dërgon në gjyq 7 persona
I mituri B.S. humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, Prokuroria Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq 7 persona, 3 për vrasje nga pakujdesia Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, shtetasit B.S. pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.6477, të vitit 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgoi në gjyq shtetasit R.Xh dhe M.G., për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 85 dhe 143/2 të Kodit Penal, shtetasen I.Xh. për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim...
Burimi:
sot.com.al