3 vende për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, kandidatët prezantojnë platformat
Në komisionin e Ekonomisë, po mbahen seanca dëgjimore me kandidatët që kanë shprehur interesin për të qenë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në total, janë 20 emra nga fusha e ekonomisë dhe jurisprudencës, 10 prej të cilëve janë thirrur këtë të hënë. Secili kandidat kishte ne dispozicion 7 minuta për të prezantuar idetë e tij, ndërsa për ta kishte edhe pyetje nga deputetët e pranishëm për çështje te tilla si politika monetare, inflacioni, ndërhyrjet gjatë krizave apo edhe hapat që po ndjek banka Qendrore në rrugën e anëtarësimit në Europë. Kujtojmë se janë 3 vende që duhet të plotësohen në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore, ndërsa Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet sërish të mërkurën për të dëgjuar 10 kandidatët e tjerë.
Burimi:
sot.com.al