25 kilometra trafik, pamje nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit
Fotografi dhe operatori i njohur në rrjetet sociale, Erald Halili, ka shpërndarë disa pamje të realizuara me dron të trafikut kilometrik që u krijua ditën e sotme në rrugët e malit të Dajtit, pas dyndjes së mijëra vizitorëve për të kaluar fundjavën në destinacionin piktoresk të zbardhur nga dëbora në Tiranë. Në video, Halili informon se autokolona e krijuar nga qarkullimi i bllokuar arrinte deri në 25 kilometra.
Burimi:
sot.com.al