“21 Janari”/ Ish-prokurori: Serveri fiksoi momentin e vrasjes, Ina Rama bashkëpunëtore e SHISH

“21 Janari”/ Ish-prokurori: Serveri fiksoi momentin e vrasjes, Ina Rama bashkëpunëtore e SHISH

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur lidhur me “21 Janarin”. Ai u shpreh se serveri ka fiksuar momentin e ngjarjes dhe se çështja është në hetim, ndërsa pritet rikuperimi i të dhënave përmes pajisjeve të gjurmimit. Sipas tij, është bërë publike një listë e bashkëpunëtorëve të SHISH-it nga avokati Arben Llangozi, ku pretendohet se figuron edhe emri i Ina Ramës, me gjeneralitete të plota. Karanxha theksoi se, nëse këto të dhëna rezultojnë të vërteta, rasti është shumë i rëndë dhe SHISH duhet të reagojë. “Ne presim që, me zhvillimin e pajisjeve të gjurmuesve, serveri të rikuperohet nëse mund të ketë ndonjë të dhënë. Serveri ka fiksuar momentin e ngjarjes, sepse ka filmuar çastin kur është goditur. Çështja është në hetim. Kemi një avokat, Arben Llangozin, i...