“2026 po vjen… por moti fsheh ‘surprizën’ e tij më të ftohtë”, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët e para të vitit të ri

“2026 po vjen… por moti fsheh ‘surprizën’ e tij më të ftohtë”, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët e para të vitit të ri

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por me temperatura të ulëta. Meteorologia Tanja Porja tha në Dita Jonë se temperaturat janë rreth 2–3 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale, ndërsa vitit i ri do të nisë me shi dhe dëborë. “Është shumë ftohtë. Është diku 2-3 gradë më ftohtë sesa një ditë normale dimri. Ky vit po mbyllet me një temperaturë mesatare mjaft të lartë. Këto temperatura të ulëta do të freskojnë tablon mjaft të nxehtë të 2025-s dhe fillimin e 2026-s i cili do të jetë i ftohtë, me shi dhe me dëborë”. Sipas meteorologes, temperatura e ulët në rang territori është shënuar minus 5 gradë celsius. “Termometri i mëngjesit të sotëm ka vijuar me një tjetër rënie përveç...