2025-a, viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë! Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2026?

2025-a, viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë! Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2026?

Viti 2025 u rendit si viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në planet, shumë pranë niveleve rekord të viteve 2024 dhe 2023. Kështu njoftuan sot veçmas Observatori Evropian i Kopernikut dhe Instituti Amerikan Berkeley Earth, duke paralajmëruar se temperaturat globale pritet të mbeten në nivele historikisht të larta edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të Kopernikut, temperatura mesatare globale ka qëndruar për tre vite radhazi mbi 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale (1850–1900), një prag që konsiderohej objektivi më ambicioz i Marrëveshjes së Parisit për klimën. Shkencëtarët theksojnë se kjo rritje e vazhdueshme përfaqëson nivele të papërjetuara më parë nga njerëzimi. “Rritja e fortë e temperaturave e vërejtur midis viteve 2023 dhe 2025 ishte ekstreme dhe tregon një përshpejtim të...