20 shkurt protesta e PD/ Ambasada amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale

20 shkurt protesta e PD/ Ambasada amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për qytetarët e saj në Shqipëri lidhur me protestën e thirrur nga opozita, e cila do të zhvillohet të premten, më 20 shkurt 2026, në orën 18:00. Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës, të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të qëndruar të sigurt. Situata mund të ndryshojë shpejt, edhe nëse protestat fillojnë në mënyrë paqësore, ndaj qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të kenë një plan emergjence ose strategji daljeje. “Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të premten, më 20 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrit, e vendosur në Bulevardin...