2 shqiptarë rrahin dhe marrin peng pronarin e firmës së ndërtimit në Itali, biznesmeni: Ikëm nga frika

2 shqiptarë rrahin dhe marrin peng pronarin e firmës së ndërtimit në Itali, biznesmeni: Ikëm nga frika

Dy punëtorë ndërtimi me origjinë shqiptare kanë rrëmbyer dhe dhunuar pronarin e firmës së ndërtimit me të cilin bashkëpunonin në Trento të Italisë, pasi mendonin se nuk do të paguheshin për punimet e kryera. Ngjarja ka nisur pas një emaili që pronari i shtëpisë i dërgoi sipërmarrësit, duke kundërshtuar punën e bërë nga dy punëtorët. Kjo situatë rrezikonte pagesën për ta, ndërsa sipërmarrësi 60-vjeçar u përpoq të ndërmjetësonte dhe të gjente një zgjidhje me klientin, në mënyrë që të merrte pagesën dhe më pas t’i paguante punëtorët. Por dy punëtorët, rreth të 30-ave dhe që punonin si të pavarur, reaguan me zemërim. Të bindur se nuk do të merrnin paratë, ata vendosën të vepronin vetë. Ata e kanë thirrur sipërmarrësin në parkingun “ex Zuffo” në...