15 shqiptarë dënohen me 32 vite burg për ‘shtëpi bari’ në Angli, 6 refuzojnë fajësinë (Emrat)

15 shqiptarë dënohen me 32 vite burg për ‘shtëpi bari’ në Angli, 6 refuzojnë fajësinë (Emrat)

Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg ditën e djeshme, më 17 dhjetor, pas zbardhjes së një ferme kanabisi të madhe brenda një depoje në qendër të Liverpulit. Incidenti u zbulua mbrëmjen e së shtunës, më 4 tetor, kur oficerët e policisë vunë re një burrë që po vepronte në mënyrë të dyshimtë në Rrugën Kitchen. Megjithëse gjatë kontrollit nuk u gjet drogë mbi të, nga ai vinte një erë e fortë kanabisi. Hetimet më pas çuan në zbulimin e një ferme të madhe me më shumë se 650 bimë kanabisi, të ndara në pesë dhoma të kultivimit, shumica gati për t’u korrur. Në vendngjarje u arrestuan 21 burra, të cilët u akuzuan për përfshirje në prodhimin e një droge të kontrolluar të Klasit B....