11 ditë e bllokuar, ARRSH: Ja kur do të hapet për qarkullim aksi Librazhd-Prrenjas

11 ditë e bllokuar, ARRSH: Ja kur do të hapet për qarkullim aksi Librazhd-Prrenjas

Pas 11 ditësh nga bllokimi, sot rinis qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas me hapjen e rrugës provizore në orën 12:00. ARRSH njofton se në rrugën provizore të ndërtuar mes Korridorit VIII dhe rrugës ekzistuese që është shembur, mund të kryhet kalimi i të gjitha mjeteve. Qarkullimi do të kryhet me sinjalistikë kantieri. “Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”. Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës. Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë...