10 mijë lekë në dorë/ Qytetari filmon policin duke marrë ryshfet në autostradën Tiranë–Durrës

10 mijë lekë në dorë/ Qytetari filmon policin duke marrë ryshfet në autostradën Tiranë–Durrës

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ me një denoncim serioz, duke akuzuar një punonjës të Policisë Rrugore për marrje ryshfeti në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas qytetarit, efektivi, të cilin ai e identifikon me emër, patrullon çdo ditë me motor në këtë aks dhe ndalon drejtues mjetesh. Në vend të procedurave ligjore për vendosjen e gjobave, ai pretendon se u kërkohen para në dorë, pa dokumentacion zyrtar. Qytetari ka vënë në dispozicion të redaksisë një video, ku sipas tij, shfaqet momenti kur ai i dorëzon efektivit shumën prej 10 mijë lekësh. Ai shprehet se kjo situatë nuk është rast i izoluar, por një praktikë e përsëritur, që sipas tij ka krijuar shqetësim tek drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë çdo ditë në këtë segment rrugor. Në...