Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 në Durrës. Një automjet, që drejtohej nga një 26-vjeçare me inicialet K. Gj., ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar, shtetasin B. Z. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën. Pas aksidentit, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al