Aksident rrugor në Krujë, 2 të plagosur pas përmbysjes së makinës në kanal! Dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”

Aksident rrugor në Krujë, 2 të plagosur pas përmbysjes së makinës në kanal! Dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në fshatin Bilaj të Krujës, ku një automjet humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal. Sipas informacionit paraprak nga burime policore, si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të plagosurit janë identifikuar si K. H., 22 vjeç, dhe S. Xh., 20 vjeçe. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.