Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në aksident janë përfshirë një taksi dhe një autobus që transportonte mësues. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduara tri gra, të cilat janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se përplasja ka ndodhur në momentin kur autobusi me mësues po dilte në superstradë, ndërsa është goditur nga taksia që po lëvizte në këtë aks rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.