Agjenti i Kessié i kundërpërgjigjet drejtorit të Juves: Të dëshirosh një fanellë s’do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti
Agjenti i Franck Kessié, George Atangana, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtuesit të Juventusit, Giovanni Carnevali, i cili kishte lënë të kuptohej se mesfushori nuk ishte aq i interesuar për fanellën bardhezi: “Kam respekt maksimal për Juventusin, historinë dhe drejtuesit e tij. Megjithatë, kur drejtuesit e klubit shprehin publikisht interpretime mbi zgjedhjen e lojtarit dhe arrijnë të ofendojnë agjentin, duhet ndërhyrë. Shpesh është më e lehtë të fajësosh agjentin e keq sesa të pranosh gabimet e tua”. Sipas Atangana, mesfushori Kessié e kishte zgjedhur Juventusin dhe e dëshmoi këtë me fakte dhe me heqje dorë nga shuma të mëdha parash. Ai refuzoi disa oferta, edhe ekonomikisht shumë më të favorshme, dhe priti për javë të tëra që Juventusi të krijonte kushtet për transferimin: “Franck nuk...
Burimi:
telesport.al