Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Arbitri i Emergjencës ka rrëzuar kërkesën kryesore të kompanisë VIA për pezullimin e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, urdhri është nxjerrë më 16 shtator 2026, në kuadër të procedurave të arbitrazhit të urgjencës të nisura nga VIA, koncesionari i aeroportit. MIE e konsideron vendimin një zhvillim të rëndësishëm në favor të saj, pasi Arbitri i Emergjencës ka rrëzuar plotësisht dy nga tri kërkesat e paraqitura nga VIA dhe nuk ka pranuar kërkesën kryesore për pezullimin e zgjidhjes së kontratës. Sipas ministrisë, Arbitri nuk pranoi të pezullonte as zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit dhe as zbatimin e Njoftimit për Zgjidhje. Në vendim është vlerësuar se kontrata dhe provat e paraqitura nuk ofronin...