Abissnet Superiore: Teuta e pandalashme, merr fitoren e pestë rresht. Elbasani “ngec” në shtëpi

Abissnet Superiore: Teuta e pandalashme, merr fitoren e pestë rresht. Elbasani “ngec” në shtëpi

Pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve, është rikthyer këtë fundjavë Abissnet Superiore. Sot janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së gjashtë. Në “Niko Dovava”, Teuta bëri detyrën ndaj Skënderbeut duke fituar 2-0 dhe duke marrë kështu fitoren e pestë rresht. Në minutën e 14-të, Artan Jazxhi pengohet në zonë dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti për durrësakët. Godet Sherif Kallaku, topi përfundon në rrjetë. SHIKO PENALLTINE Në minutën e 31-të, Teuta dyfishon shifrat me Pedro Martelo. Portugezi shënon me kokë, pas krosimit të Aleksandër Fangaj në zonë. SHIKOGOLIN Në minutën e 58-të, sërish Jazxhi bëhet protagonist brenda zonës, këtë herë duke shkaktuar faull ndaj Bismark. Godet sulmuesi ganez, pret portieri i Teutës, Paulo Bernardoni. Në minutën e 73-të,...