“A rrezikon të vdesë në burg?”/ Milaim Zeka përlotet live për Hashim Thaçin
Gazetari Milaim Zeka është përlotur gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, teksa komentonte vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Gjatë intervistës, Zeka tregoi se vajza e tij e madhe ishte nisur për të marrë pjesë në protestën në Prishtinë, ndërsa vajza tjetër, 10 vjeçe, e kishte pyetur për moshën e Hashim Thaçit dhe nëse ai rrezikon të vdesë në burg. Gazetari tha se situata po ndikon edhe te fëmijët dhe familjet, ndërsa u ndal te mosha e Jakup Krasniqit, i cili është 75 vjeç. Zeka u shpreh gjithashtu se fokusi duhet të jetë te institucionet e Kosovës dhe te Kuvendi, duke iu referuar deklarimeve të avokatit të Hashim Thaçit gjatë seancës së sotme. “Është problemi...
Burimi:
ntv.al