A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

Rusia ka sinjalizuar se Kina dhe India mund të luajnë një rol ndërmjetësues për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri indian Narendra Modi kanë propozuar gjatë takimeve me Vladimir Putinin që të kontribuojnë në përpjekjet për paqe mes Moskës dhe Kievit. Sipas Peskovit, Moska nuk e përjashton këtë mundësi në të ardhmen, ndonëse një proces i tillë mund të shqyrtohet pas zgjedhjeve të shtatorit në Rusi. Ideja e një ndërmjetësimi kinez apo indian nuk është e re. Kina është përmendur si ndërmjetësuese që prej vitit 2022, ndërsa Modi është ofruar më herët për të ndihmuar në dialog. Megjithatë, roli i tyre mbetet i diskutueshëm, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të ngushta që...