A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?
Është bërë një muaj qëkurse seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre më 8 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, nuk e propozoi një kandidat për kryetar por kërkoi kohë shtesë deri në arritjen e një marrëveshjeje politike për presidentin. Kërkesë kjo që i ishte pranuar edhe në nisje të seancës konstituive më 6 gusht. Kurti atëherë kishte deklaruar se “konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme, të paarsyeshme e të panevojshme”, shkruan REL. Një vazhdim i radhës i seancës konstituive është caktuar për të mërkurën më 9 shtator, nga kryesuesi Avni Dehari. Por, a do të mbyllet konstituimi i Kuvendit brenda kësaj dite? Marrëveshja politike për presidentin, e...
Burimi:
javanews.al