9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit 2026, statistika të siguruara sipas njoftimeve të Policisë së Shtetit deri në muajin nëntor. Duke treguar se mesatarisht pothuajse një punonjës i këtij sektori ka humbur jetën çdo muaj gjatë kryerjes së detyrës.Siguria e punonjësve të sektorit të energjisë ka ngritur shqetësime të cilët ekspertët e tregut i konsiderojnë alarmante. Vetëm në 4 ditët e fundit janë shënuar dy viktima duke rikthyer në vëmendje rrezikun e lartë me të cilin përballen elektricistët gjatë ndërhyrjeve në terren. Më 6 nëntor një 45-vjeçar humbi jetën në fshatin Kocul të Vlorës, teksa grupi i punonjësve po kryente riparime në një nënstacion elektrik. Ndërsa vetëm një ditë më parë, në fshatin Vasije të Kalasë së Dodës, një tjetër...