82 VJEÇ, POR NUK MENDON PER TËRHEQJE/ BERISHA: JAM SI 20 VITE MË PARË
Sali Berisha nuk mendon për tërheqjen nga politika. Në një deklaratë për të ardhmen e tij politike, kryetari i Partisë Demokratike tha se mosha nuk e pengon të vijojë të ushtrojë detyrën dhe se aktualisht e konsideron veten plotësisht të aftë për të drejtuar. Berisha, i cili është 82 vjeç, u shpreh se nuk sheh arsye për t’u larguar nga politika dhe se energjia me të cilën i përgjigjet sot detyrës është e njëjtë me atë të viteve të mëparshme. Duke iu referuar mundësisë së një angazhimi politik edhe në zgjedhjet e vitit 2029, Berisha solli si shembull ish-kancelarin gjerman Konrad Adenauer, i cili qëndroi në drejtimin e Gjermanisë deri në moshë të avancuar. Por Berisha la të hapur mundësinë e tërheqjes në rast se...
Burimi:
ntv.al