81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Reagon Albin Kurti

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Reagon Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim. Përmes një postimi në Instagram, Kurti e cilësoi vendimin e shpallur sot si një “padrejtësi të papranueshme”. Kryeministri i Kosovës theksoi se, edhe pse aktgjykimi është shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, kjo, sipas tij, nuk duhet të barazohet me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. “Të nderuar qytetarë, Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm. Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në...