81 vite burg për ish krerët e UÇK-së nuk “lumturojnë” Serbinë

81 vite burg për ish krerët e UÇK-së nuk “lumturojnë” Serbinë

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka reaguar edhe Milorad Dodik, politikani serb nga Bosnje-Hercegovina dhe ish-president i Republika Srpska. Dodik e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm dhe ka kritikuar faktin që trupi gjykues nuk i shpalli të provuara akuzat për krime kundër njerëzimit. Sipas tij, vendimi nuk ka reflektuar në mënyrën e duhur krimet ndaj viktimave serbe gjatë luftës në Kosovë. Në deklaratën e tij, Dodik e ka përshkruar dënimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve si një vendim që, sipas tij, relativizon krimet ndaj serbëve. Ai ka pretenduar gjithashtu se Thaçi ka pasur rol drejtues në UÇK dhe ka kritikuar ashpër mënyrën se si është trajtuar përgjegjësia për krimet e pretenduara ndaj...