6 vite burg për Thaçin, ZPS nxjerr incizimet dhe akuzon për ndikim te dëshmitarët

6 vite burg për Thaçin, ZPS nxjerr incizimet dhe akuzon për ndikim te dëshmitarët

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim në rastin për pengim të drejtësisë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Mbrojtja e Thaçit, në anën tjetër, ka argumentuar se ZPS-ja nuk ka sjellë prova që arsyetojnë dënimin e kërkuar ndaj tij dhe ka thënë se ai duhet të lirohet nga të gjitha akuzat. Prokurori i specializuar, Joshua Hafetz, tha gjatë shpalosjes së deklaratave përmbyllëse se “akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe që ka vërtetuar janë krime”. “Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor në këtë gjykatë, paraqet kërcënim për adresimin e drejtë të drejtësisë”, tha prokurori Hafetz. Por, avokatja mbrojtëse e Thaçit, Sophie Menegon, kundërshtoi pretendimet...