5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar
Të jetosh në një shtëpi të vogël nuk do të thotë se duhet të heqësh dorë nga mobiliet apo dekorimi. Me disa zgjedhje të zgjuara, hapësira mund të duket shumë më e madhe dhe më e ajrosur. Mobiliet me përmasa të përshtatshme, më pak bimë dekorative dhe dollapët e integruar janë vetëm disa nga zgjidhjet që mund të ndihmojnë. Interior designer-ja milaneze Angela Archinà, krijuese e stilit “Scandi Jungle Gold”, tregon se cilat elemente është më mirë të shmangen. Në një ambient të vogël, një divan shumë i thellë, me mbështetëse të mëdha ose i vendosur në mënyrë që pengon kalimin, mund ta ngarkojë hapësirën. Komoditeti nuk varet domosdoshmërisht nga numri i vendeve, por nga raporti i duhur mes hapësirave të mbushura dhe atyre bosh....
Burimi:
javanews.al