4 GOLA DHE NJË REAGIM I FUQISHËM, ITALIA PUSHTON TURQINE DHE NGRIHET NE NATIONS LEAGUE

4 GOLA DHE NJË REAGIM I FUQISHËM, ITALIA PUSHTON TURQINE DHE NGRIHET NE NATIONS LEAGUE

Italia rikthehet te fitorja dhe e bën në mënyrën më bindëse të mundshme. Pas humbjes 0-2 ndaj Belgjikës në ndeshjen hapëse, “Azzurrët” shpartalluan Turqinë 4-1 në Bursa, duke marrë tri pikët e para në Ligën e Kombeve. Italia e Roberto Mancinit reagoi menjëherë pas disfatës ndaj Belgjikës dhe dhuroi një paraqitje krejt tjetër në transfertën e vështirë ndaj Turqisë. Alessandro Bastoni i dha avantazhin Italisë në minutën e 9-të, ndërsa Davide Frattesi dyfishoi shifrat në minutën e 22-të. Vetëm pesë minuta më vonë, Michael Kayode realizoi golin e tretë, në një debutim që nuk mund të kishte nisur më mirë. Italia shkoi në pushim me avantazhin e trefishtë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Francesco Pio Esposito shënoi edhe golin e katërt, në minutën...