37-vjeçarja shtatzënë vdes rrugës për në spital, flet motra: Kërkoj drejtësi

37-vjeçarja shtatzënë vdes rrugës për në spital, flet motra: Kërkoj drejtësi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Familjarët e saj kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë që rrethanat e ngjarjes të hetohen dhe të zbardhen plotësisht. Motra e 37-vjeçares, Albina Mekolli, e cila e shoqëroi gjatë qëndrimit në maternitet, ka rrëfyer se Marjana kishte shkuar në spital pas dhimbjeve të forta të barkut. Sipas saj, pas vizitës dhe ekografisë, mjekja roje kishte konstatuar një gjakderdhje të brendshme. Familjarët u njoftuan më pas se 37-vjeçarja kishte nevojë për trajtim të specializuar në Tiranë. Sipas dëshmisë së motrës, gjatë kësaj kohe është diskutuar edhe mundësia e transportit...