35 ORË NË KOMISARIAT/ SI VDIQ 32-VJEÇARI NË VLORË?
Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi shfaqi probleme të rënda shëndetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ku mbahej prej afro 35 orësh. Enea Shparthi ishte arrestuar më 29 gusht, rreth orës 23:00, nën dyshimin për vjedhje. Sipas informacionit paraprak të Policisë, më 31 gusht, në orën 09:50, ai u konstatua në gjendje të rënduar në dhomat e shoqërimit. Policia deklaron se u njoftua menjëherë shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës. Në orën 10:05, vetëm 15 minuta pas konstatimit të gjendjes së rënduar, mjekët konfirmuan vdekjen. Paraprakisht dyshohet se shkaku ishte një arrest kardiak. Por arresti kardiak tregon ndalimin e zemrës, jo domosdoshmërisht sëmundjen apo rrethanën që e shkaktoi atë. Përgjigjen përfundimtare duhet ta japë ekspertiza mjekoligjore. Ngjarja ngre...
Burimi:
ntv.al