25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, tha se babai i tij, 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë, në një lidhje direkte për “Review” me Greta Topjanën. Ai e cilësoi mbështetjen e qytetarëve në protestë si një motiv të madh, ndërsa tha se populli i ka shpallur të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së. “Mbështetja në protestë është një motiv i madh. Populli i ka shpallur të pafajshëm dhe ata janë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Momenti i vendimit ka qenë shumë i rëndë. Babain e kam vizituar dhe ai ka një vullnet të fortë. Jam shumë krenar për të dhe ne ia kemi forcuar edhe mua. Jemi krenarë për të...
Burimi:
javanews.al