2026

109817 rezultate u gjendën

  1. Grupi irakian merr përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit amerikan

    Grupi irakian merr përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit amerikan

    Rezistenca Islamike në Irak, një grup i fraksioneve të armatosura të mbështetura nga Irani, ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një aeroplani ushtarak amerikan në Irakun perëndimor të enjten. Grupi tha në një deklaratë se kishte rrëzuar aeroplanin KC-135 “në mbrojtje të sovranitetit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”. Megjithatë, të premten Komanda Qendrore e […]

  2. Merz: Gjermania nuk do të bëhet pjesë e luftës në Iran

    Merz: Gjermania nuk do të bëhet pjesë e luftës në Iran

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse Berlini do të merrte në konsideratë ofrimin e mbrojtjes ushtarake për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, për shkak të sulmeve iraniane. “Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe ne nuk duam të bëhemi pjesë e saj”, tha ai gjatë një […]

  3. Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

    Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në emër të grupit socialist ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë për shpalljen e Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste. Projekt Rezoluta parashikon gjithashtu shpalljen e Garda Revolucionare Islamike si organizatë terroriste. Sipas propozimit, […]

  4. Ushqimi i spitalit, Prokuroria Korçë nis hetimet për “Shpërdorim detyre”

    Ushqimi i spitalit, Prokuroria Korçë nis hetimet për “Shpërdorim detyre”

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka regjistruar kryesisht procedim penal për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal mbi bazën e informacioneve të publikuara në median online dhe në emisionin investigativ “Piranjat”, në lidhje me problematika në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të […]

  5. Rama: Nuk është puna e SPAK t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

    Rama: Nuk është puna e SPAK t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

    SPAK në raportin për vitin 2025 të dorëzuar në Kuvend shprehet se ndryshimet e mundshme ligjore mund të pengojnë punën e tij. Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp u përgjigj duke thënë se “nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti”. “SPAK-u të shikojë punën e vet, ne […]

  6. Hegseth: Ajatollahu i ri i Iranit i plagosur, me shumë mundësi edhe i shpërfytyruar!

    Hegseth: Ajatollahu i ri i Iranit i plagosur, me shumë mundësi edhe i shpërfytyruar!

    Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka thënë se Ajatollah Mojtaba Khamenei i ri i Iranit mbetet i plagosur pas sulmeve që vranë babanë e tij, Ajatollah Ali Khamenei, gati dy javë më parë. “Ne e dimë që i ashtuquajturi udhëheqësi i ri, jo aq suprem, është i plagosur dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar”, tha […]

  7. “Ja fut kot!”/ Rama përplaset me gazetaren për energjinë: Askush s’ka shkuar në burg për dritat

    “Ja fut kot!”/ Rama përplaset me gazetaren për energjinë: Askush s’ka shkuar në burg për dritat

    Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetare gjatë konferencës së sotme për mediat, pas një pyetjeje lidhur me atë që u cilësua si përdorim i standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale. Gazetarja i kujtoi Ramës deklaratat e mëparshme për ndëshkime ndaj qytetarëve që nuk paguajnë energjinë elektrike apo që ndërtojnë pa leje, […]

  8. Rama: Balluku nuk ka akuzë për korrupsion

    Rama: Balluku nuk ka akuzë për korrupsion

    Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për mediat mesditën e së premtes se, kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Sipas tij, në këtë rast nuk bëhet fjalë për një çështje korrupsioni, sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion. “Nuk […]

  9. Rezolutë për Iranin, Rama: Javën e ardhshme e shpallim sponsor të terrorizmit

    Rezolutë për Iranin, Rama: Javën e ardhshme e shpallim sponsor të terrorizmit

    Javën e ardhshme Shqipëria do të votojë një rezolutë që Republika Islamike e Iranit të shpallet shtet sponsor të terrorizmit, bëri me dije kryeministri Rama në konferencën për shtyp. Njëkohësisht Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu do të shpallen organizata terroriste. “Javën që vjen parlamenti i Shqipërisë do të ftohet të votojë një rezolutë për […]