111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!
Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 111-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. Pavarësisht 111 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. “Arrestoni Ramën”, “O Ergys o legen prite Ramën se po vjen”, “Edi Rama frikacak”, “Dorëheqje, ju erdhi fundi”, “Policia e krimit”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e...
Burimi:
argjiroja.net