100 € në muaj për qytetar! Eurostat nxjerr Shqipërinë të fundit në Europë për mbrojtjen sociale
100 € në muaj për qytetar! Eurostat nxjerr Shqipërinë të fundit në Europë për mbrojtjen sociale Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë ligjet e buxhetit prezantohen rregullisht me superlativat e “buxheti më të madh në histori” apo “buxheti më social”, të dhënat e përditësuara të Eurostat tregojnë një realitet krejt tjetër. Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale, me vetëm 1,203 euro për banor në vit. Ky tregues mat transfertat e drejtpërdrejta në para ose në shërbime që qeveria u jep familjeve dhe individëve për t’i mbrojtur nga rreziqet kryesore sociale. Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë dhe të invaliditetit, kujdesi shëndetësor, mbështetja për familjen dhe fëmijët, pagesat e papunësisë, subvencionet për strehimin dhe ndihma ekonomike për shtresat në nevojë.Kjo shifër...
Burimi:
sot.com.al