Zënia në djep dhe tabuja e martesës shqiptare brenda fisit
Nga: Dorin Xhima Në Shqipëri, deri në vitin 1929 (ky është viti kur u vendos Kodi i parë Civil) martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore. Këto norma në krahina dhe zona të viseve të ndryshme shqiptare nuk zbatoheshin njësoj. Në zonat malore ato ishin më të forta, ndërsa në zonat e ulëta dhe në qytete erdhën duke u dobësuar mjaft, duke u zëvendësuar me norma të reja që i përgjigjeshin zhvillimit ekonomik e shoqëror të tyre. Por, deri në vitet ‘40 të shekullit XX, martesa në Shqipëri ruajti, në përgjithësi, karakterin e lidhjeve të vjetra të saj: një marrëveshje midis dy familjesh ose midis prindërish, pa pyetur ata që do të martoheshin. “Zënia” në adoleshencë Në të kaluarën, për fejesën e dy të...