Burimi:
lajmidites
Foto © lajmidites
Pas 400 vitesh Posta Daneze vendos të mos dërgojë më letra
Shërbimi postar i Danimarkës nuk do të dërgojë më letra duke filluar prej datës 30 Dhjetor duke i dhënë fund një tradite mëse 400-vjeçare. Pasi njoftoi vendimin për të mos dërguar më letra posta në fillim të këtij viti, PostNord, themeluar në 2009-ën si një shkrirje e shërbimeve postare të Suedisë dhe Danimarkës, tha se do të shkurton 1,500 vende pune në Darnimarkë dhe të hiqte 1,500 kuti të kuqe postare me dixhitalizimin në rritje të shoqërisë Daneze. Duke e përshkruar Danimarkën si një prej vendeve më të dixhitalizuara në botë, kompania tha se kërkesa për letra ka rënë në mënyrë drastike ndërsa shitblerja online po vijon të rritet. Këto mes shumë arsyeve të tjera kanë shtyrë kompaninë drejt vendimit për tu përqendruar tek dërgesat...