Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Opozita i vë zjarrin fibrave të transmetimit, ndërpritet sinjali i Kuvendit
Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione të forta deri në përplasje fizike mes opozitës dhe mazhorancës dhe opozitës e garditësve. Deputetët e PD fillimisht bllokuan karriget e ministrave dhe më pas filluan të hidhnin sende drejt socialistëve e të ndiznin flakadanë në sallë. Sapo kryetari i Kuvendit Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim, demokratët ndezën një flakadan i cili shkaktoi zjarr. Për shkak të zjarrit u dogjën fibrat e transmetimit çka ka shkaktuar ndërprerje të sinjalit.
Burimi:
vizionplus.tv