“21 janari”, Ilir Meta dëshmon sot në SPAK
Kreu i Partisë së Lirisë do të pyetet ditën e sotme nga SPAK për çështjen e “2 janarit”. Seanca do të mbahet në orën 10:00. Kreu i PL ka kërkuar vetë që të merret në pyetje nga SPAK si person me dijeni për rrethanat dhe faktet e ngjarjes së 21 janarit. Sipas njoftimit nga Partia e Lirisë pak ditë më parë, Meta ka thirrur avokatin e tij, Kujtim Cakrani, dhe i ka kërkuar që të dorëzojë një kërkesë pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të marrë pjesë në hetime si person në dijeni. “Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu...