![Euro 2024, Federata angleze shpenzon 500 mijë € për të sjellë partneret e lojtarëve me avion privat](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/euro-2024-federata-angleze-shpenzon-500-mije-e-per-te-sjelle-partneret-e-lojtareve-me-avion-privat_66865b9a12cee.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Euro 2024, Federata angleze shpenzon 500 mijë € për të sjellë partneret e lojtarëve me avion privat
Futbollistët e Anglisë
Profesori Përparim Kabo ka komentuar lajmin se Federata angleze shpenzon 500 mijë € për të sjellë partneret e lojtarëve me avion privat.
Kabo tha në Top Arena se aq para për një federatë si ajo e Anglisë nuk janë asgjë dhe atje futbollisti duhet të motivohet dhe të ketë pranë njeriun e dashuri.
“Për federatën eangleze 500 mijë euro nuk janë asgjë. Ata nuk janë makina, e kanë punë, me atë mbajnë familjen, rrisin fëmijët, i edukojmë.
Nga hëna në të hënë stërviten, të luash futbvoll do të thotë te jesh një gladiator i vërtëtë, të gjitha organet dhe muskujt janë në funskion. Në fund të fundit, çdo njeri kur punon, duhet të ketë afër njeriun e dashur”-u shpreh profesori Kabo.
Ju rikjtojmë se Angli – Zvicër është çerekfinalja e parë e konfirmuar e Euro 2024.
Në “Schalke Arena” anglezët mundën me përmbysje 2-1 Sllovakinë, me duelin që shkoi me shtesë dhe u luajtën 120 minuta. “Tre Luanët” e Southgate gjejnë në çerekfinale Zvicrën, duel që do luhet në Dusseldorf më 6 korrik në orën 18:00.euro 2024 federata angleze
Burimi